Këngëtarja Arta Bajrami sot feston ditëlindjen dhe është përgatitur që të ketë një paraqitje speciale.

Artistja e shumë hiteve është mjaft e dashur nga publiku edhe pse ka kohë që i mungon skenës me projekte të reja, ajo nuk mungon me imazhe në rrjete sociale, shkruan “Kosovarja”.

Kështu së fundi përmes disa fotografive ka treguar se sot feston ditëlindjen.

Arta mbushi 42 vite jetë dhe ka një dedikim për vetën: “Në këtë ditë ka lindur një mbretëresh”, ka qenë shkrimi i saj në fotografitë ku kishte theksuar linjat trupore.



Kujtojmë se Arta është e martuar dhe është nënë e tre fëmijëve ndaj dhe fokusin e ka më shumë tek angazhimet familjare.