Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është i shqetësuar pas dëmtimit që pësoi mesfushori egjiptian Mohamed Elneny, i cili duket se do të qëndrojë gjatë jashtë fushave. 30-vjeçari luan prej vitit 2015 me “topçinjtë” dhe për trajnerin Arteta është një element i rëndësishëm.

Jam i shqetësuar, pasi Elneny është një nga ata futbollistë që nuk ankohet kurrë. Këtë herë duket se është diçka serioze. Të shohim se si do të shkojnë gjërat e dëmtimin e tij”, u shpreh Arteta, që duket se i kërkon klubit të ndërhyjë në merkato për të gjetur një zëvendësues.

Është një lojtar që na jep ekuilibër në mesfushrë dhe krijon mundësi të avancojmë thellë në mbrojtjen kundërshtare, ndaj duhet të shohim nëse do ta zëvendësojmë apo jo. Merkato e janarit është e ndërlikuar”, tha Arteta. Skuadra e Arsenal udhëheq Premier League dhe trajneri nuk dëshiron që dëmtimet ta ndalin.