Pas lamtumirës së Lukaku-t, Chelsea është në kërkim të jë numri 9… që të mos e mbajë numrin 9. Këtë e ka shpjeguar në mënyrë shumë të qartë Thomas Tuchel në konferencë për shtyp, duke sinjalizuar se ajo fanellë është një tabu nëë anët e Stamford Bridge.

“Njerëzit më thonë se 9 është e mallkuar dhe askush nuk do ta prekë. Të gjithë ata që janë këtu prej një kohe më të gjatë se unë më thonë ‘e di, ai kishte 9 dhe nuk ka shënuar, as ai tjetri’.

“Për këtë arsye askush nuk do ta prekë atë fanellë në këtë moment. Dhe duke parë se edhe unë jam supersticioz, e kuptoj se futbollistët nuk e duan dhe që zgjedhin numra të tjerë’.

Pas Hasselbaink, asgjë

Nga ana tjetër, historitë absurde në lidhje me këtë mallkim, nuk mungojnë. Siç ka shkruar The Guardian, pas Jimmy Floyd Hasselbaink, numrat 9 të Chelsea-t kanë zhgënjyer të gjithë. Në fillim ka qenë Mateja Kezman, i cili konsiderohet një yll i së ardhmes, por i paaftë të konfirmojë potencialin e tij.

Më pas ka qenë radha e Hernan Crespo të marrë 9, por as argjentinasi nuk ka patur fat. Për katër sezone fanella është mbajtur nga emra më pak me peshë (Steve Sidwell dhe Franco Di Santo), duke përfunduar edhe mbi shpatullat e një mbrojtësi si Khalid Boulahrouz.

Më pas, për katër vite është mbajtur nga Fernando Torres, blerje e kushtueshme dhe zhgënjyese, të paktën për sa i takon asaj që pritej nga Nino. Pas tij ka ardhur Radamel Falcao, i cili është ndalur nga dëmtimet.

Shpëton… vetëm Abraham

Nuk kanë shkuar më mirë gjërat për Alvaro Morata-n. Spanjolli është blerë nga Real madrid për 60 milionë sterlina, por transferimi nuk ka dhënë frytet e shpresuara. Të paktën Chelsea ka rikuperuar pjesën më të madhe të parave duke e shitur tek Atletico.

Dështon edhe Higuain, i kërkuar me ngulm nga Sarri. Ritmi i Premier League ka qenë shumë i lartë për Pipita-n, i cili nuk ka patur sukses në Stamford Bridge.

Mallkimi ka goditur edhe ata që 9-ën nuk e kanë mbajtur, si Timo Werner, i cili nuk ka shkëlqyer me numrin 11 mbi shpatulla. I vetmi që duket se ka shpëtuar është Tammy Abraham, por që në fund ka qenë gjithsesi i detyruar të largohet nga Stamford Bridge.

Dhe, në fund, ka ardhur (madje, kthyer) Lukaku, që pas një sezoni zhgënjyes është kthyer tek Inter-i me numrin… 90. Kryesisht sepse “9” e tij e kishte Edin Dzeko. Por ndoshta edhe pse mund të ketë menduar se do të ishte më mirë ta shmangte atë numër.