Kërkesa për lirim me kusht u refuzua sot, Benjamin Mendy mbetet në burg. Mbrojtësi i Manchester City, i cili do të përballet me një proces të nisur për akuza përdhunim të tri femrave më 24 janar, kishte paraqitur një kërkesë për lirim me kusht, por këtë mëngjes, Gjykata e Chester e hodhi poshtë këtë hipotezë të kërkuar për herë të tretë nga avokatët mbrojtës të kampionit botëror francez.

Prandaj, paraburgimi për Mendy vazhdon, i cili do të kalojë pas hekruave edhe së paku shtatë javë. Në fund të një seance që zgjati më pak se një orë, gjyqtari Patrick Thompson vendosi që lojtari duhet të qëndrojë i izoluar në burgun e Liverpool-it deri në zhvillimin normal të gjyqit. Mendy u akuzua më 26 gusht për tri përdhunime, të dyshuara se kanë ndodhur në tetor 2020, dhe për sulmin seksual ndaj një vajze 17-vjeçare në fillim të janarit të këtij viti.