16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 407.