Lajm Tragjik: Vdes Lojtari 16-Vjeç I Superligës Së Kosovës

Për shkak se familja ende nuk është njoftuar, Gazeta Nacionale nuk po e bën publik emrin e lojtarit.

Një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.

Po zhvillonte një ndeshje kampionale në grupmoshën e juniorëve kundër ekipit AN, por fati i jetës e tradhtoi atë, duke vdekur pas një ataki kardiak që pësoi.

Pëkundër angazhimit maksimal të ekipeve mjekësore, lojtari 16-vjeç nuk ia doli që të shpëtojë, duke ndërruar kështu jetë.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, tha për Nacionalen mjeku kujdestar në Emergjencen e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.

Lajmi është në përditësim…

Nuk mori asnjë çmim nga “Kënga Magjike 2022”, këngëtarja Mariza Ikonomi e zhgënyer merr vendimin e papritur

Kngtarja Mariza Ikonomi, mori pjes n Knga Magjike 2022, por doli nga ky Festival pa asnj mim, pavarsisht se knga e saj Mama n fakt sht e dgjuar n YouTube, kok m kok me kngn q mori mimin e par, I Paftuar nga Marsela ibukaj.

Mariza ka br nj postim t gjat n profilin e saj n “Instagram”, ku sht e lumtur pr mirpritjen nga publiku t kngs s saj, por duket se sht mjaft e zhgnyer, pasi shprehet se vshtir se do t marr pjes m n Festivale.

Postimi i plote:

Mama ishte kenga qe une u paraqita kete vit ne Kenga Magjike .

Misioni im u krye me sukses .Vertet nuk mora asnje cmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja qe ne fillimet e karrieres sime e deri me sot me kengen time te fundit. Fale jush publik i dashur une vazhdoj kendoj sepse ju jeni forca ime me e madhe . Cmimet per mua jane si flluskat e sapunit dhe kete e kam vertetuar shume heret por te lesh gjurme me muziken tende , tekstet, vokalin eshte ajo cfare kam synuar qe kur kam marr mikrofonin per here te pare kur isha vetem nje femije. Prandaj mos u merzisni per mua se nuk me dhane ate qe meritoja ashtu sic jeni shprehur edhe neper mesazhet tuaja sepse mua nuk me kane identifikuar asnjehere cmimet qe kam marr por jetegjatesia e kengeve dhe deshira per tju dhuruar nje copez shpirti nepermjet muzikes sime . Prandaj edhe ua dhurova kengen Mama sepse per mua eshte vlera me e shtrenjte dhe nuk ka cmim per te por vetem dashuri Nese do te kete nje festival tjeter kete nuk ua premtoj dot por kenge patjeter. Pse jo , nje per baballaret kesaj here , se edhe ata i kemi shume te shtrenjte“, shkruan ajo.

Llugaliu: Kemi Rritje Të Performancës – Të Hyrat 1.4 Miliard, Eksporti 800 Milionë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë se vitin 202 do ta mbyllin me performancën tejet të mirë.

“Sot presim që ta mbyllim raporton me 1.4 miliard të hyra, 135 milionë më shumë sesa viti i kaluar për të njëjtën periudhë”, ka thënë ai në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.

“Krahas rritjes ekonomike, kemi trefish trendin e rritur të të hyrave. Vjet rritja ekonomike ka qenë 10 përqind, të hyrat tona 30 përqind më të larta, sivjet pritet që të ketë rritje ekonomike 4 përqind kurse të hyrat e doganës do të kenë rritje prej 12 përqind. Kështu është vendosur trend i jashtëzakonshëm me vitet e mëhershme”.

Llugaliu ka thënë se ka edhe rritje të importit, por më tepër ka regjistruar rritje eksporti i produkteve kosovare.

“Për periudhën janar-nëntor kemi rritje 150 milionë. Eksporti ka shkuar në total 800 milionë, apo 23 përqind rritje më shumë sesa viti i kaluar”.

“Eksportin kryesor tani për tani e bëjmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këto 2-3 vitet e fundit. Marrëdhëniet dypalëshe, ShBA-Kinë kur kanë zbatuar politika proteksionin kanë krijuar hapësira për bizneset e Kosovës. Edhe me Serbinë e kemi të rritur eksportin 100 përqind”. /eo

Gashi: Serbinë Po E Mundim Herë Përmes Amerikës Herë Përmes Zvicrës

Analisti Shkelzen Gashi ka reaguar pas fitorës së Zvicrës ndaj Serbisë në ndeshjen e mbrëmshme të futboollit.

Ai sot përmes një statusi në Facebook ka thënë se po e mundim Serbinë herë me Amerikën e herë me Zvicrën.

“S’po mujmë me e mujtë sërbinë vet, e herë p’e mujmë përmes Amerikës e herë përmes Zvicrës”, ka shkruar Gashi.

Grabitje E Armatosur Në Pompë Të Derivateve

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në orët e mëngjesit, në pompën e derivateve ‘Shell’ në Shtime, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person i maskuar dhe i armatosur ka arritur ta plaçkit pazarin ditor, rreth 1500 euro, e më pas të largohet në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një arme, të cilën e mbante gjatë gjithë kohës i dyshuari, duke i kërcënuar dy punëtorët e pompës.

Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit nga kompania dhe kanë nisur kërkimet për ta identifikuar dhe kapur personin e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Grabitje”.

Dyshohet Se Ia Vodhen KEDS-It Mbi 100 Mijë Euro, Policia Kërkon Ndihmë Për Kapjen E Hajnave

Dy persona po kërkohen nga Policia e Kosovës për një grabitje në zyrat e KEDS’it në Prizren.

Policia ka publikuar fotografinë e tyre në momentin kur u krye kjo grabitje, duke kërkuar nga qytetarët në rast nëse dinë vendndodhjen e tyre të lajmërojnë Policinë e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit nën kërcënimin e armëve kanë arritur që të vjedhin një shumë parash prej 117.272.86 euro.Pas veprës së kryer, të dyshuarit largohen në drejtim të shkollës “ Mati Logoreci”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me date 01.Mars 2021 ,rreth orës 15:03 ne Stacionin Policor Prizren është raportuar për rast “ Grabitje’ ne zyrat e KEDS-it .Rastit ne vendin e ngjarjes ne Rr.Zahir Pajaziti “ i janë përgjigje njësite policore relevante te cilat kane ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale – hetimore.

Dy persona te dyshuar nen kërcënimin e armeve kane arritur qe nga aty te “ Vjedhin” një shume parashe prej 117.271.86 Euro .Pas veprës se kryer ,te dyshuarit largohen ne drejtim te shkollës “ Mati Logoreci”.

Lidhur me rastin e ndodhur ,nga ana zyrtareve policor te Sektori Rajonal i Hetimeve është punuar intezivisht ne drejtim te zbulimit te identitetit te këtyre dy personave te dyshuar.

Përkundër përpjekjeve te bëra ,deri tani nuk është arrite qe te identifikohen te dyshuarit dhe te lokalizohet vendqëndrimi i tyre.

Me qëllimin qe vendndodhja e te dyshuarave te rastit dhe identiteti i tyre te zbulohet sa me pare ,nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografive dhe video incizimeve te mara nga kamerat e sigurisë .

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e te dyshuarve, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Selektori Serb Flet Për Xhakën

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, e ka konsideruar si normale atë që ndodhi mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë gjatë ndeshjes së sotme.

I pyetur se a ka pasur ofendim ndaj lojtarëve serbë nga kapiteni i Zvicrës, Stojkoviq u shpreh: “Ndoshta, nuk mund t’ju them saktësisht se çfarë ka ndodhur. E dini, ndonjëherë lind tension, shkëmbehen fjalë të këqija, nuk është asgjë e veçantë, gjithçka është normale”.

Në të vërtetë, ai që ofendoi shqiptarët ishte vetë Stojkoviqi pasi Serbia kaloi në epërsi 2:1.

Kontakti: [email protected]