Vizitorët në ditën e Bajramit i ndihmojnë sado pak që mos të ndihet e vetmuar Ferdonije Qerkezit nga Gjakova.

Një grua e fortë që nuk u dorëzua ndonëse lufta ja mori bashkëshortin e katër djemtë e saj.

Më një zë gjysmë të dridhur rrëfen kohen kur Bajramet në shtëpinë e saj kishin tjetër atmosferë.

“Sot u kanë një ndjenjë e veçantë pasi se kom pas familjen time të ngushtë. Sot u kanë ministrja Haxhiu me ka vizituar dhe kom pas vizitorë të tjerë dhe nuk me kanë lenë vetë edhe pse jom në zemër e vetmume. Shkojke burri u falke në xhami pastaj vike bojke bajram më krejt kjo ka ndodh para lufte, tash pas lufte ndihem e vetmume” ka rrëfyer, Ferdonije Qerkezi.

E rrethuar në një shtepi të mbushur më kujtime deri në detajin e fundi, nënë Ferdonija thotë se netët e mëngjeset i zbardh më kujtimet e fjalët e familjareve që tashmë si ka pranë.

Dhimbjen e vetminë thotë të ja hjekunë vizitorët e shumtë që në këtë shtëpi shkoj jo vetëm në rastise festa.

“Ka vizitorë kohë pas kohe që vinë këtu dhe më vizitojnë. Në një formë më lehtëson pasi e ndiej vetën që s’jom e vetmume” ka shtuar Ferdonije Qerkezi për RTV Dukagjini.