Sipas katalanes Sport, Raheem Sterling dëshiron të largohet nga Premier League dhe Barcelona kërkon të përfitojë.

Sulmuesi anglez e ka humbur veten si titullar te City dhe dëshiron të gjejë një skuadër ku të ketë më shumë hapësira në formacion.

Qytetarët mësohet se kanë nisur bisedat për rinovimin e kontratës, por Sterling duket se nuk ka ndërmend ta vazhdojë aventurën e tij nën drejtimin e Guardiola-s.

Kontrata e tij me City-n skadon në vitin 2023.