Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka finalizuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka zbuluar disa sekuenca të kësaj kënge, e cila vjen në bashkëpunim me Topic.

Ajo postoi një video nga shtrati, ku shihet e veshur me robdishan e me peshqir në kokë, teksa zbuloi disa sekuenca të atij projekti.

“We’ll never change”, titullohet kënga e re e Bebe Rexhës në bashkëpunim me Topic dhe lansohet nesër (e premte).

Në anën tjetër, Bebe Rexha si shumë artiste të tjera së fundi i hyri botës së biznesit, duke sjellë në treg linjën e saj të të brendshmeve. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)