Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha, ka finalizuar albumin e ri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka njoftuar fansat e saj se ky album do të publikohet më 17 maj, ndërsa titulli i tij është “Better Mistakes”.

Me anë të postimit të fundit, Bebe bëri të ditur se albumi i saj do t’i përmbajë 13 këngë, në të cilat ka edhe bashkëpunime me emra të njohur.

Ajo ka bërë duet me Travis Baker, TyDolla Sign, Doja Cat, e disa emra të tjerë të njohur.

Përveç duetit me Doja Cat “Baby I’m Jealous”, këngët e tjera të Bebes nuk janë publukuar më parë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)