Sezoni zhgënjyes i Manchester United kushton shumë. Jo vetëm klubit, por edhe protagonistëve  të ekipit dhe, në këtë rast, trajnerit Ralf Rangnick.

Siç ka bërë të ditur Mirror, trajneri gjerman nuk do të arrijë të përfitojë një bonus të pasur prej 1 milion eurosh për shkak se skuadra nuk ka arritur të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Vendi i gjashtë aktual i Djajve të Kuq, me sigurinë matematike të mospjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëdnësishëm europian për klube, nuk e ka lejuar Rangnick të përfitojë bonusin e parashikuar në kontratë.

Tani, United do të duhet të mbrojnë vendin që siguron kualifikimin në Europa League, me West ham që mund t’ua vjedhë pozicionin dhe t’i dërgojë Cristiano Ronaldo-n me shokë në Conference League…