Presidenti i Premier League, Gary Hoffman, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas The Athletic, ky vendim ka ardhur për shkak të presionit të madh të klubeve an gleze për lejimin e blerjes së Newcastle nga ana e fondit saudit PIF.

Ky largim i Hoffman vjen pavarësisht se Premier League është gati të përfitojë shifra rekord nga shitja e të drejtave televizive.

Megjithatë, ai është kritikuar nga disa klube për shkak se nuk i ka mbajtur të informuar mbi progresin e negociatave për shitjen e Newcastle.

Disa drejtues kanë thënë se marrëveshja duhej të ishte bllokuar për shkak të situatës së të drejtave njerëzore të regjimit saudit.