Jesse Marsch thotë se do ta marrë frymëzimin nga figura historike, duke përfshirë Nënë Terezën dhe John F. Kennedy, ndërsa po kërkon të përmbushë misionin e vështirë, ta shpëtojë Leeds nga dalja prej Premier League.

Në fakt, me humbjen e mbrëmshme 3-0 ndaj Chelsea, skuadra e drejtuar nga trajneri amerikan i ka përkeqësuar shumë shanset, me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur ende.

Anësori i bardhezinjve, Jack Harrison, zbuloi se trajneri i tij recitoi liderin nacionalist indian Mahatma Gandhi në bisedën me ekipin para humbjes së të dielës së kaluar ndaj Arsenalit.

Vetë Marsch ka zbuluar se ka një libër që përmban ‘qindra citate’, të cilat i përdor për të motivuar lojtarët e tij në rrjedhën e luftës për mbijetesë në elitën e futbollit anglez. Trajneri pasionant po përdor ndihmën e një morie emrash të famshëm për të frymëzuar skuadrën e tij, Leeds, të mos dorëzohet deri në fund.

Ai ka përdorur citate nga Muhammad Ali (L) dhe JFK (R) për të frymëzuar lojtarët e tij. “Frymëzimi është një pjesë e madhe e kësaj pune, – pranoi amerikani përpara vizitës së së mërkurës të Chelsea.

– Kam 52 artikuj, fragmente nga libra që ndonjëherë ua jap lojtarëve individualisht kur mendoj se kanë nevojë për diçka për t’i motivuar. Pastaj kam qindra thënie që i përdor në momente të ndryshme.

Më pëlqejnë citimet, duke mësuar nga njerëzit e së kaluarës: figura sportive, figura historike, çfarëdo. Gjëja kryesore është të kuptoni se çfarë mesazhesh duhet të përdorni në kohën e duhur. Zakonisht përdor gjëra që rezonojnë me mua…

Të tillë janë figurat historike si Gandhi dhe Nënë Tereza, apo presidentë si John F Kennedy. Natyrisht, siç tha dikur një murgeshë e famshme me bazë në Kalkuta, disiplina është ura midis qëllimeve dhe arritjeve”.