Belkizja në çdo kohë tregon linjat perfekte të trupit.

Ajo bashkë me ndjekësit që ka publikon imazhe të shumta, duke tërhequr vëmendje të madhe, shkruan “Kosovarja”.

Pak kohë pasi u bë nënë për herë të dytë, shihet se ajo ka arritur që të ketë linja perfekte.

Lajmin e lumtur se çifti u bënë prindër për herë të dytë e dhanë përmes rrjeteve sociale. Miloti ishte ai i cili postoi pamje me djalin, ndërsa sot ishte Belkizja ajo e cila ndau pamje me vogëlushin e dytë.