Bernanrdo Silva ka zbuluar për faqen zyrtare të klubit anglez disa prapaskena në lidhje me transferimin e tij te Manchester City.

Një ndryshim i fanellës që ka ndodhur në 2017-ën, në fund të një sezoni të rëndësishëm me Monaco dhe kryesisht pas dy sfidave në Champions pikërisht kundër skuadrës së Guardiola-s.

PRAPASKENA – Ishte sezoni 2016/17 dhe Bernardo Silva lunate në Francë për Monaco. Në Champions, francezët kanë sfiduar Manchester City, duke fituar 5-3 ndeshjen e parë dhe duke e humbur 3-1 atë të kthimit.

Rezultati përfundimtar ka qenë transferimi te Qytetarët:

“Ato dy ndeshje kanë ndryshuar karrierën time. Me të vërtetë. teksa po jepnim intervistat në fundin e njërës prej ndeshjece, kam parë Pep. Më është afruar dhe më ka thënë: ‘Komplimente për ndeshjen’”, ka thënë Silva.

“Ajo përballje më ka dhënë një dëshirë të madhe për të luajtur në Premier League  dhe fati ka dashur që City të më blinte atë verë. Më kanë pyetur nëse isha i interesuar dhe përgjigja ime ka qenë e lehtë…”.