Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.

Të dhënat e nxjerra nga raporti flasin për pak ndryshime të çmimeve, ku në disa artikuj vërehet një rënie e lehtë e në disa ngritje, transmeton IndeksOnline.

Orizi ka shënuar rënie për 12 centë ndërsa vaji ushqimor nga 2.14 euro sa ishte me 11 janar tani ka renë në 2.07 euro.

Kurse sheqeri nga 5.80 euro sa ishte me 11 janar, tani 5 kg kushtojnë 5.90 euro. Edhe shamponi për flok ka shënuar një ngritje në çmim. Ai para pesë dite kushtonte 2.10 euro ndërsa tani është 2.17.

Shikojeni tabelën për lëvizjet tjera: