Piloti i famshëm Arbër Xhaja, i cili ka surprizuar dhe dërguar dhjetëra mesazhe për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Bi Brother Vip’, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’.

Parashutisti ka treguar se i kanë ofruar 5 mijë euro vetëm për një mesazh dedikuar Donaldit, por Xhaka ka refuzuar pasi e ka konsideruar si një mesazh të papërshtatshëm! Jeni të gjithë kuriozë se çfarë shkruhej në atë mesazh?

Do të ishte një baner i madhe, ndërsa brenda tij do të afishohej fotografia e moderatores Bora Zemani dhe varësja që Donaldi i dhuroi asaj për përvjetorin e lidhjes, pak kohë para se aktori të niste një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë!

“Mua më kanë ofruar 5 mijë euro për të futur një mesazh. Një biznesmen nga Saranda më tha: Më bëj një baner të madh me fotografinë e Borës dhe varësen e Donaldit. I thash nuk e bëjë, dhe nusja që i bërtiste “jepi lekë, sa më shumë lekë”. Më kanë ofruar 5 mijë euro. I thash që nuk është punë lekësh”, tha Arbër Xhaja.