BOMBË: Chiesa tek gjiganti europian, Juventus në shok!

bombe:-chiesa-tek-gjiganti-europian,-juventus-ne-shok!

Sezonin e fundit Federico Chiesa e ka treguar veten si padyshim numri 1 tek Juventus por edhe me Italinë po bën paraqitje fantastike.

Futbollisti ka pushtuar çdo zemër të futbolldashësve anembanë Europës dhe tashmë popullariteti i tij është edhe një lloj problemi për Juventusin.

Interesimi ndaj tij po vjen çdo ditë e duke u rritur dhe tashmë po bëhet fjalë për një skuadër shumë serioze që po përgatitë një ofertë të majme në drejtim të Zonjës së Vjetër.

Është Liverpool që po kërkon Chiesan si zëvëndësim për Mohamed Salah i cili pritet që sezonin e ardhshëm të transferohet tek Manchester City i Pep Guardiolës.

Një ofertë prej 75 milionë eurosh po bëhet gati të niset drejt Torinos që pritet ti ndërrojë mendjen edhe presidentit Andrea Agnelli.

Kontakti: [email protected]