Gan Piero Gasperini është duke përgatitur një surprizë të hidhur për skuadrën e Atalantas.

Kjo pasi ai po mendon largimin nga kjo skuadër mirëpo me vete mund të marrë edhe dy nga emrat kryesorë të skuadrës, Gosens dhe de Roon.

Luca Momblano ka bërë të ditur që zyrtarë të Zonjës së Vjetër kanë kontaktuar me Gasperinin për të marrë vendin e Andrea Pirlos dhe ai mund të vijë në Torino së bashku me dy yjet e skuadrës bergamase.

Gasperini beson që kjo dyshe e futbollistëve do të ishte më e përshtatshmja për tu përshtatur me ambientin tek Biankonerët.