BOMBË: Juventus ofron McKennie dhe Pellegrinin për yllin e Serie A!

bombe:-juventus-ofron-mckennie-dhe-pellegrinin-per-yllin-e-serie-a!

Juventus ka marrë vendimin për të larguar nga skuadra Weston McKennie mirëpo tashmë kartoni i tij pritet që të përdoret për një shkëmbim të madh brenda Serie A.

Ai së bashku me Luca Pellegrinin do të përdoren në negociata me Lazion për të sjellur në Torino yllin e skuadrës së Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Për Allegrin mesfushori serb është një dëshirë e vjetër dhe tashmë duket se ka ardhur koha që Biankonerët të tentojnë me gjithçka që munden për tja veshur atij fanelën bardhezi.

McKennie vlerësohet 30 milionë euro ndërkohë që Pellegrini ka një vlerë prej 15 milionë dhe Juventusit i duhet që të shtojë edhe 40 milionë të tjera për shkak se Lotito kërkon 75 milionë euro për shërbimet e Milinkovic-Savic.

Kontakti: [email protected]