Mevlan Shaba është rikthyer në “Për’puthen” për të provuar fatin nëse këtë sezon mund të dalë çift.

Në sezonin e kaluar ai doli bashkë me Ledjanën për të provuar lidhjen jashtë por ndanë rrugët shumë shpejt ende pa filluar.

E kjo e kaluar duket se ka lënë akoma shenja tek Mevlani.

Gjatë diskutimeve për takimin e tij dhe të Rrushes, kjo e fundit e pyeti nëse mund t’i bënte edhe asaj një këngë, ashtu si Ledjanës vitin e kaluar, që shkaktoi shumë reagime.

Teksa komentohej në studio, në vend të emrit të Rrushes, moderatorja Bora Zemani u ngatërrua, duke thënë emrin e Ledjanës. Ajo kërkoi falje, por momenti u kalua me shumë të qeshura.

Megjithatë, reagimi i Mevlanit i çuditi të gjithë.

Ishte Ana Lleshi ajo që vuri re se ai u prek, madje dhe u përlot.

“Mos na hapni plagë të vjetra”, tha ai, ndonëse nuk i diskutua për shumë gjatë, pasi ishte fundi i puntatës.