Manchester United po pëson një humbje të rëndë 4-0 në fushën e Brighton, ndeshje e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit anglez të futbollit.

Duket se sezoni i Djajve të Kuq do të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme: jashtë Champions League dhe me humbje turpëruese.

Megjithatë, duket se kjo situatë nuk ia ka prishur humorin yllit të United, Cristiano Ronaldo-s, i cili është kapur duke qeshur nga telekamerat pas golit të tretë të pësuar skuadra e tij.

Një buzëqeshje që mund të interpretohet edhe si dorëzim dhe një lamtumirë e CR7 në fund të sezonit nga Old Trafford dhe që pritet të shkaktojë shumë polemika.

BRIGHTON-MANCHESTER UNITED MOMENTI KUR CR7 QESH