Skuadra e Manchester United duket se ka gjetur identitetin që i mungonte prej kohësh. “Djajtë” e trajnerit Erik ten Hag janë ngjitur në vendin e katërt në Premier League (një pikë pas City, që është i dyti), duke rigjetur fitoren dhe buzëqeshjen.

Ai që ka folur për këtë moment pozitiv është mesfushori portugez Bruno Fernandes, që zbulon edhe arsyen: “Tani jemi më shumë skuadër se më parë dhe ka ndodhur diçka e mirë për të gjithë. Tani jemi një grup”.

Dikur secili luante për hesapin e tij, ndërsa tani jo më, luajmë për njëri-tjetrin dhe për skuadrën. Në fushë duket që jemi një ekip i vërtetë, për lojtarët që pasojnë me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Kjo është forca e grupit”, tha portugezi.

Bruno Fernandes ishte protagonist në fitoren me përmbysje 2-1 që United arriti ndaj City në kampionat: “Nuk duhet të ndalemi, pasi kemi shansin të ngjitemi në vendin e dytë. Skuadra ka ndryshuar, ky nuk është sekret. Uroj që kjo situatë të vijojë sa më gjatë”,