Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në fshatin Nënshat të Vaut të Dejës, ku burri 50 vjeç ka dyshime se ka ekzekutuar gruan 40 vjeçe.

Në njoftimin e policisë thuhet se pasi ka kryer krimin e rëndë, 50-vjeçari Niko Hila ka tentuar të vrasë veten me armë.

Ai ka plagosur veten dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.