Calcio Mercato gjatë ditës së sotme ka dalë me një raport ku thekson që skuadra angleze e Tottenham është shumë pranë transferimit të yllit të Interit.

Bëhet fjalë për Milan Skriniar, emër ky që këtë verë nuk po gjen stabilitet tek Interi dhe largimi është një tezë që po përmendet çdo ditë e më shumë.

26 vjeçari është një emër shumë i rëndësishëm për skuadrën londineze në një periudhë kur trajneri Nuno Espirito Santo është pranë fillimit të përgatitjeve të skuadrës për sezonin e ri 2021-2022.

Skriniar ishte një emër shumë i rëndësishëm për Interin sezonin e fundit por borxhet e shumta kanë detyruar Neroazzurët që të mendojnë largimin e shumë yjeve të skuadrës.