Një karrierë e rëndësishme dhe e pasur me suksese si trajner. Por edhe një marrëdhënie jo shumë të mirë me lojtarët e tij.

Po flasim për Rafa Benitez, trajneri aktual i Everton-it, që ka drejtuar disa prej skuadrave më të rëndësishme të botës gjatë viteve.

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool, ka zbuluar disa prapaskena të eksperiencës së tij nën drejtimin e trajnerit spanjoll.

“Nuk ka qenë e pëlqyeshme të punosh me Benitez. Sigurisht, diçka na ka pëlqyer, sepse kemi marrë rezultate shumë të mira, por… Ai është si Capello”, ka thënë Carragher për Daily Mail.

“Nuk do të bëjë kurrë një kompliment, kurrë. Nuk do të thotë: ‘Ke luajtur mirë’. Mbaj mend sezonin pas fitores së Champions League. Unë nuk po luaja mirë në fillimin e sezoni dhe jam kritikuar shumë”, ka kujtuar ish-mbrojtësi.

“Në atë kohë kisha nevojë që Rafa të thoshte: ‘Ke luajtur shumë mirë, mos u shqetëso’. Por e vetmja gjë që më ka thënë ka qenë: ‘Duhej të bëje këtë dhe atë’”.