Chelsea rikthehet për të fituar pas tre ndalesash dhe kryeson Arsenalin në renditje, në pritje të ndeshjeve të nesërme. Tre gola për skuadrën e Tuchel për të mposhtur Leedsin, në ndeshjen e vlefshme për javen e 36-të të Premier League.

Blutë kaluan menjëherë në epërsi me golin e Mount, i cili pas katër minutash e çau mbrojtjen kundershtare me një gjuajtje të shkëlqyer ne hyrje te zonës. Pothuajse gjysmë ore para fraksionit të parë, James ben nje naivitet, pasi futbollisti i Leeds proteston shumë me arbitrin dhe mer një karton të kuq direkt.

GOLI I PULISIC

Minuta 34 dhe Chelsea pranë rrjetës me Lukakun, por goditja me kokë e belgut del ngjitur me shtyllen. Në fund te pjesës së parë, një tjetër mundësi e madhe për blutë me Pulisic, portieri i Leeds pret përfundimin madhështor të amerikanit.

GOLI I LUKAKUT

Në pjesën e dytë skuadra e Tuchel dyfishon me Pulisic, i cili mer topin në buzë të zonës dhe me pas gjen rrjeten. Minuta 67 dhe Chelsea pranë trisin me Lukakun, sërish ish-lojtari i Interit është i pasaktë në përfundim.

Në çerekun e fundit të një ore, Leeds ka mundësinë të rikthejë lojën në këmbë, por Raphinha humbet nga një pozicion i shkëlqyer. Më në fund, në minutat e fundit Lukaku gjen rrjetën pas disa tentativave të pasuksesshme.

Sakaq, duke pare rezultatet e tjera si fitorja e Leicester 3-0 ndaj Norwich dhe barazimi i Watford me Everton, Newcastle është skuadra e parë në historinë e Premier League që edhe pse nuk fitoi një nga 14 ndeshjet e para, i mbijetoi renies. Ne fakt, nga sot zyrtarisht ka siguruar pjesemarrjen ne Premier League 2022-2023.