Skuadra e Chelsea është pranë transferimit të mbrojtësit spanjoll Marc Cucurella, që luan në Premier League me skuadrën e Brighton. Për 25-vjeçarin është interesuar për një kohë të gjatë skuadra e Manchester City, por pa arritur ta transferojë lojtarin.

Duket se skuadra londineze është treguar më e shpejtë dhe ka gati ofertën e parezistueshme për Brighton. Bëhet fjalë për 50 milionë stërlina, shumë që kërkohet nga ekipi aktual i mbrojtësit spanjoll.

Cucurella debutoi sezonin e kaluar në Angli, duke qenë titullar me Brighton, ku luajti në 35 ndeshje (edhe 1 gol për të). Sipas “Daily Mail”, marrëveshja me mbrojtësin e majtë spanjoll është vetëm një formalitet për Chelsea.