Erling Haaland mund të mos jetë goditja e vetme e merkatos së verës për Manchester City-n. Pep Guardiola, në fakt, duket se ka vënë në shënjestër një tjetër yll.

Sipas CNN Portugal, dëshira e trajnerit të kampionëve të Anglisë për merkaton e verës duket se është Joao Felix i Atletico Madrid, i cili konsiderohet si pjesa që i mungon Qytetarëve.

Megjithatë, transferimi i mundshëm i portugezit në Premier League duket se është i lidhur me dy largime të rëndësishme në shtëpinë e City-t, atë të Raheem Sterling dhe atë të Gabriel Jesus, për shkak të buxhetit dhe fair play-t financiar.

Joao Felix u transferuar në 2019-ën nga Benfica tek Atletico Madrid për një shifër të frikshme prej 127 milionë eurosh. Një shifër që duket se ka rënduar te lojtari i ri.

Në fakt, paraqitjet e 22-vjeçarit me Colchonero-s nuk ka qenë shumë të mira dhe kjo dëshmohet edhe nga rënia e vlerës së tij në merkato. Fantazisti, në fakt, tani  vlen 70 milionë euro.

Një shifër shumë e ulët në krahasim me 127 milionët e shpenzuara nga spanjollët në 2019-ën, por përsëri një shumë e rëndësishme.