19 Nëntor 2021
10:04

Alfred Lleshi

Sipas “Telegraph”, Antonio Conte ka vendosur të fokusohet te një portier i ri për sezonin e ardhshëm. Është Jordan Pickford, “mbrojtësi ekstrem” i Evertonit dhe Anglisë, ai që pëlqehet shumë nga trajneri italian. Pickford do të zinte vendin e Hugo Lloris, me francezin në skadim të kontratës. Interesimi për një portier tjetër do të thotë se nuk do të ketë rinovim për numrin 1 të kombëtares transalpine.