Mister total për të ardhmen e Antonio Contes. “Në nivel personal, duhet të ndjej se e meritoj një kontratë të re këtu. Ne do të flasim në kohën e duhur dhe do të marrim vendimin më të mirë”, tha trajneri vetëm katër ditë më parë.

Për sezonin e ardhshëm mundësia e rikthimit tek Juventus mbetet e gjallë, edhe nëse me gjashtë fitoret e fundit radhazi Allegri ka forcuar pozicionin e tij. Kualifikimi në Champions dhe konfirmimi i Andrea Agnelli-t mund t’i ‘mjaftojë’ Max-it për të vazhduar aventurën bardhezi, këtë Conte e di dhe prandaj ndoshta shtyn gjithçka deri në fund të sezonit ose pothuajse.

Ndërkohë, megjithatë, ‘Spurs’ po përgatisin ofertën për rinovimin e kontratës – në Angli thuhet se mund të arrijnë në 20 milionë neto, shifra “àlla” Cristiano Ronaldo sot – dhe investimeve në merkaton e janarit. Objektivi është të ‘kënaqet’ Conte dhe të bindet që të mos heqë dorë nga projekti.

Për merkaton e dimrit, që konsiderohet edhe ajo e korrigjimeve, përparësi ka edhe mbrojtja, me Conte që do të donte një nga yjet me të cilët ka punuar tek Inter-i, që është Stefan de Vrij.

Disa burime angleze thonë se ai tashmë ka folur drejtpërdrejt me holandezin, menaxheri i ri i të cilit Federico Pastorello (ish-konsulenti i trajnerit) së shpejti duhet të ulet në tryezë me zikaltrit për të diskutuar rinovimin e mundshëm të kontratës që skadon gjithashtu në qershor.

Marotta dhe partnerët e tij do të donin të negocionin për një rrogë më të ulët krahasuar me 4 milionë neto aktuale, ndërsa Tottenham gjithashtu mund t’i garantonte atij diçka më shumë në të njëjtat linja siç bënë tashmë me Perisic.

Nëse arrihet një marrëveshje me lojtarin dhe menaxherin, Fabio Paratici do të hidhej menjëherë në sulmin për kartonin. Oferta në këtë rast do të ishte shumë e ulët, ndoshta nuk do t’i kalonte 4-5 milionë euro duke qenë se në fund të sezonit ai do të merrej me kosto zero.

Përveç kësaj, megjithatë, ish-drejtuesi i Juventus-it mund të ofrojë Davinson Sanchez në huazim deri në qershor me të drejtën për ta blerë 15-18 milionë euro. Kolumbiani 26-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, nuk pëlqehet nga Conte dhe është ndjekur nga Ausilio për një kohë të gjatë kur luante për Ajax-in.