Tottenhami i Antonio Contes vazhdon të shpresojë për kualifikimin në Champions League, pas fitores 3-1 ndaj Leicesterit. Trajneri italian komentoi: “Mendoj se askush në fillim të sezonit nuk mund ta imagjinonte Totenhamin të luftonte për një vend në Champions League, veçanërisht në nëntor. Për këtë arsye ne duhet të jemi të kënaqur”.

Më pas vëmendja shkon te supersfida me Liverpool-in: “Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, tani kemi një lojë shumë të rëndësishme. Do të jetë e vështirë, sepse Liverpooli është në formë të mirë, por ne do të përgatitemi si duhet. Ata po luftojnë për titullin, ne po luftojmë për një tjetër objektiv, po aq i rëndësishëm. Prandaj, ne duam tri pikët”.

Antonio Conte është përfolur shumë për një kalim në drejtim të Paris Saint-Germain në javët e fundit. Ish-tekniku i Interit, në fakt duket se po kërkohet nga francezët për të marrë vendin e Mauricio Pochettino. Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Leicester, italiani hodhi dritë mbi një transferim të mundshëm të tijin në Paris.

“Mendoj se është pozitive që klube të tjerë vlerësojnë punën time. Kjo është një gjë, por në të vërtetë nuk më pëlqen kur njerëzit kërkojnë të shpikin lajme. Kjo nuk është e drejtë, nuk është e drejtë për klubet e përfshirë ose për lojtarët e mi.

Kjo situatë më bën të qesh, por mendoj edhe se njerëzit duhet të tregojnë respekt për personat e përfshirë dhe të mos shpikin lajme false dhe shumë gënjeshtra. E përsëri, kjo situatë më bën të qesh, por mendoj se njerëzit duhet të kenë respekt për të gjithë, pa qenë nevoja të krijojnë ‘fake news”.