Tottenham-i i Antonio Conte-s e ka seriozisht me Destiny Udogie. Klubi anglez, sipas Sky Sport, po bën një presing të madh për të arritur marrëveshjen me Udinese-n, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit të datëlindjes 2002.

Bëhet fjalë për një operacioni prestigjioz, me kosto sigurisht të larta: flitet, në fakt, për rreth 25 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Drejtuesit e Spurs kanë ndërmend të gjejnë një marrëveshje për ta lënë më pas të huazuar në Friuli për një vit: shifrat janë rritur në krahasim me ato të një jave më parë, me klubin anglez që duket se është i gatshëm ta blejë lojtarin.

Tottenham-i nuk është e vetmja skuadër që ka treguar interes për lojtarin. Në ditët e fundit, në fakt, edhe Inter-i dhe Manchester City kanë kërkuar informacione të reja për lojtarin, ashtu si Brighton që është kthyer në sulm pas interesimit të treguar në fillimin e merkatos.

Ndërsa dihet prej kohësh për interesimin e Juventus-it. Megjithatë, Spurs kanë fuqinë ekonomike dhe dëshirën për ta mbyllur operacionin dhe të djegin konkurrencën për një futbollist që e ndjekin prej shumë kohësh.

Do të mungonin  vetëm detajet e fundit për të sistemuar me Udinese-n, që nuk do të donte ta largonte lojtarin, por në fund, nëse këmbëngulja e anglezëve do të jetë e madhe, mund ta pranojë ofertën e Tottenham-it.

Pas Perisic, Kulusevski, Bentancur dhe Romero, tani Fabio Paratici është gati t’i dhurojë Antonio Conte-s një tjetër xhevahir.