Në një kohë kur thuhet se futbollistët luajnë vetëm për para, transferimi i Philippe Coutinho tek Aston Villa nga Barcelona duket shkon kundër rrymës, duke parë se brazilianit ka sakrifikuar një shumë të madhe për të qëndruar tek ekipi i Premier League.

Aston Villa e ka zyrtarizuar blerjen e Coutinho-s për 20 milionë euro këtë javë, një shumë që duket qesharake në krahasim me atë që Barça pagoi për ta marrë nga Liverpool-i.

Gjithashtu, braziliani përfitonte një rrogë marramendëse prej 30 milionë eurosh në sezon te katalanasit. Por, pavarësisht se kontrata e tij me Barcelona-n skadonte në 2023-shin, lojtari ka zgjedhur të transferohet te Villa për një rrogë shumë të ulët.

Sipas The Telegraph, Coutinho do të fitojë 70% më pak te Villa në krahasim me shumën që fitonte në Camp Nou. Ai, në  fakt, ka shkuar nga 470,000 sterlina në javë (553,000 euro) në 125,000 sterlina (147,000 euro), një shkurtim prej 400 mijë eurosh në javë.

Coutinho ka vendosur t’i japë fund kohës së tij te Barça, ku nuk arriti përshtatej në asnjë moment. Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit është larguar nga Camp Nou si një dështim.