E ardhmja e Cristiano Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes. Portugezi ka kërkuar largimin nga Manchester United vetëm një vit pas kthimit në Old Trafford.

Arsyeja e kësaj kërkese bazohet te dëshira e Ronaldo-s për të luajtur në Champions League, kompeticion në të cilin Djajtë e Kuq nuk kanë arritur të kualifikohen.

Sjellja e CR7 është kritikuar shumë në ditët e fundit dhe sulmi i fundit ka ardhur nga Louis  Saha, ish-lojtar i United dhe ish-shok skuadre i portugezit:

“Mendoj se nga këndvështrimi i Cristiano-s nuk është diçka realiste t’i kërkoj një klubi të atyre dimensioneve që të përshtatet me të dhe ëndrrat e tij”, ka thënë Saha.

“Nuk është realiste të mendoj se vetëm falë mbërritjes së tij në Old Trafford gjërat do  të kishin ndryshuar. Nuk jam Cristiano, por si tifoz i Manchester United më duket se ai mendon vetëm për veten.

“Nuk do ta gjykoj sepse është një lojtar i madh dhe unë nuk jam në pozitën e tij, por do të doja që të qëndronte sepse është një lojtar i madh”.