Duke folur për “ESPN Brasil”, Cristiano Ronaldo u pyet edhe për një krahasim, të cilin preferoi ta “driblojë” me finesë: “A jam më i fortë si futbollist se Ronaldo dhe Ronaldinho? Nuk më pëlqejnë krahasimet. Të tre ne lamë një trashëgimi dhe bëmë histori në futbollin global. Mund të them se kam fituar më shumë trofe individualë se ata.

Megjithatë, ata kanë fituar Kupën e Botës. Kam simpati të madhe për ta, janë dy lojtarë me të cilët jam rritur, i kam parë qysh fëmijë. Nuk ka rëndësi kush është më i miri, ata janë idhuj dhe kanë lënë gjurmë në futboll”.

Natyrisht, ylli portugez u ngacmua edhe mbi mundësinë e të luajturit në Brazil, në mbyllje të karrierës. Ai dha këtë përgjigje: “Ajo që mund të them me siguri absolute është se Brazili është një vend vëlla për ne. Për marrëdhëniet që kam me kolegët e mi, për kulturën, për brazilianët e shumtë që jetojnë në Portugali.

Edhe motra ime jeton në Brazil, është e martuar me një brazilian. I ndjek dietat e ushqyerjes me brazilianët, është një vend që e dua, por askush nuk e di nëse do të luaj atje. U ktheva te Manchester United në moshën 36-vjeçare për të vijuar të luaj në klube elitare. Tani për tani, Brazili është larg mendimeve të mia. Sidoqoftë, në futboll gjithçka është e mundur, nuk e di”.