Cristiano Ronaldo ka marrë ofertën e tij të parë që kur u bë i papunë me AFC Crewe të kategorisë së 14-të që i ka ofruar pesë herë fituesit të Topit të Artë një shumë rekord për klubin prej 35 £ në javë.

Manchester United dhe Ronaldo, 37 vjeç, u ndanë në mes të sezonit pas intervistës shpërthyese të lojtarit me kolumnistin e SunSport dhe drejtuesin kryesor të TalkTV, Piers Morgan.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë akuzoi Man Utd për tradhti dhe kritikoi mungesën e investimeve në infrastrukturën e klubit. Figura kryesore të United si trajneri Erik ten Hag janë sulmuar ashpër, me Ronaldon që pranoi se nuk e respekton holandezin.

Dhe ish-shokët e skuadrës Gary Neville dhe Wayne Rooney u kritikuan gjithashtu nga CR7 për sulmet e tyre. Ronaldo e realizoi dëshirën e tij për një largim nga Old Trafford, edhe pse disa muaj me vonesë, pasi sulmoi klubin.

Dhe skuadra e ligës amatore AFC Crewe ka shfrytëzuar mundësinë për të provuar të nënshkruajë sulmuesin legjendar për një shifër rekord të klubit prej 35 £ në javë – një ulje e konsiderueshme në kontratën prej 500,000 £ në javë që portugezi kishte me United.

Klubi ka shkruar në Twitter: “Ne mund të konfirmojmë se klubi ka bërë një qasje zyrtare për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo-n për një marrëveshje njëvjeçare. Nëse Cristiano do ta pranonte ofertën, ai do të bëhej lojtari më i paguar i AFC Crewe, duke marrë 35 £ në javë”.

E ardhmja e Ronaldo-s me shumë mundësi do të vendoset vetëm pas Kupës së Botës, ku ai është kapiten i Portugalisë. Fituesit e Euro 2016 do të garojnë në Grupin H së bashku me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut. Portugalia do të luajë me Ganën në ndeshjen hapëse të grupit të tyre të enjten.