Cristiano Ronaldo vërtetoi me gola lidershipin e tij në Manchester United. Ai heshti kritikuesit dhe skeptikët duke konfirmuar aftësitë e tij sulmuese, me 24 gola, përfshirë atë kundër Brentford. Një moment forme të jashtëzakonshme për sulmuesin portugez i cili në 4 ndeshjet e fundit në të cilat ka dalë në fushë ka gjetur 6 gola.

Jo keq për CR7 shpesh në qendër të thashethemeve që lidhen me ndarjet në dhomat e zhveshjes. Për ta konfirmuar këtë kanë mbërritur edhe disa situata flagrante që nuk u kanë shpëtuar kamerave. Para së gjithash dallimet e pikëpamjeve me portierin e United, De Gea.

Nuk ka raport të mirë mes spanjollit dhe portugezit,  të paktën duke u nisur nga ajo që ndodhi këtë sezon. Shpesh të dy janë kapur me njëri-tjetrin në fushë, me episodin e parë me rastin e ndeshjes kundër United dhe Wolverhampton. Me atë rast, humbja pas nje paraqitjeje negative i ndezi zemrat Djajve të Kuq.

Një tentativë e pasuksesshme për të goditur me kokë në mbrojtje nuk u mirëprit nga portieri i cili sipas shtypit spanjoll u hodh kundër shokut të skuadrës. Rezultati? Sulmuesi u detyrua të kërkonte falje.

Episodi i dytë ka ndodhur në ndeshjen e Champions League kundër Atletico Madrid. Në këtë rast ishte Ronaldo ai që u hakmor ndaj De Geas. Rolet në lidhje me raundin e parë janë ndryshuar. Ylli i Manchester United u tërbua me portierin: fillimisht një goditje në tokë, më pas qortimi me gjeste të gjera për ndërhyrjen e mëparshme të spanjollit.

Ky i fundit i pranoi qortimet në heshtje, më pas doli pas fishkëllimës së fundit me kokën ulur, dukshëm i nervozuar. Akti i fundit mes Cristiano Ronaldos dhe David De Geas ka ndodhur në Manchester Uniter-Brentford, në pjesën e parë.

Këtë herë ishte CR7 ai që e humbi sërish durimin, kur tentoi të tërhiqej në mesfushë për të marrë një pasim të gjatë nga portieri. Fatkeqësisht, plani i portugezit dështoi, sepse topi rezultoi shumë i gjatë për CR7, i cili nuk ishte në gjendje ta kontrollonte pavarësisht bujarisë së tij.

Pamje e zhgënjyer në fushë dhe më pas krahët e shtrirë me një shprehje të zemëruar. Një britmë në drejtim të portierit të tij vërtetoi nervozizmin e sulmuesit i cili më pas vazhdoi të ankohej. Në këtë mënyrë ai i tregoi se kush është “bosi” te United…