Do të largohet apo jo nga Manchester United? Kjo është pyetja që po i bëjnë vetes tifozët për Cristiano Ronaldo-n dhe që, sipas AS, po i bën vetes edhe portugezi.

Nga sa mësohet, sulmuesi duket se ka dyshime për të ardhmen e tij që vijnë nga situata e klubit, që është i ndalur në merkato dhe dukshëm më i dobët se rivalet në Premier League.

Medisa spanjolle ka shpjeguar se Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend ta kalojë një nga sezonet e tij të fundit të karrierës në mes të vështirësive dhe larg ambicieve për të fituar një trofe dhe për këtë arsye po mendohet mirë për të ardhmen.

Në javët e kaluara, dukej se CR7 ishte i vendosur ta çonte deri në fund kontratën e tij me Manchester United pavarësisht se skuadra nuk ka arritur të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Tani, duket se gjërat kanë ndryshuar përsëri për shkak të lëvizjeve të bëra në merkato nga rivalët. Nga njëra anë Vity ka marrë Erling Haaland dhe nga tjetra Liverpool ka siguruar shërbimet e Darwin Nunez.