Debutimi i bukur i Steven Gerrard si trajner në Premier League në drejtim të Aston Villa-s i ka entuziazmuar të gjithë.

Peter Crouch, ish-sulmuesi anglez, ka pranuar se ka provuar emocione kundërshtuese duke parë debutimin e ish-Liverpool-it si trajner në kampionatin anglez.

PENGU – “Gerrard e adhuron atë që ka bërë deri tani. Shihet si i ka festuar dy golat në debutimin me Aston Villa-n. Kjo nuk mund të krijohet në mënyrë artificiale, e ka brenda vetes”, ka thënë Crouch për Daily Mail.

“Më është dukur gjithmonë se reagimi i Gerrard ndaj golave të skuadrës së tij ka qenë pothuajse i njëjtë me reagimet që bënte kur golat i shënonte ai dhe për këtë arsye pyes veten nëse do të duhej të kisha provuar të bëhesha trajner.

“Të gjithë trajnerët e mëdhenj si Klopp, Guardiola dhe Tuchel janë shumë emocionalë dhe janë trajnerët më të mirë”.