Dafina Zeqiri është duke e shijuar suksesin e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.

Artistja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Si në çdo paraqitje glamuroze edhe këtë herë ka ardhur me një stil të veçantë ku përmes mbishkrimit e tregon karakterin e saj.

Veshur në të zeza ku në pahë e kishte vënë barkun e formuar mirë nga palestra të kombinuar me një palë syze dhe flokët e lidhura mbi kokë ajo dukej në form të mirë.

“Me të mirë sillna mirë. Po me të vështirë, veç egërsirë më bën mua”, ka qenë mbishkrimi i saj i cili tregon shumë.


Dafina jo vetëm këtë herë por ajo e dëshmonë gjithmonë karakterin e saj të fortë dhe personalitetin e veçantë.