Sot ka ndodhur një bastisje nga Policia e Kosovës, e cila përfundoi me plagosjen e të dyshuarit.

I plagosur ka mbetur Bajram Babiq. Ai dyshohet se ka gjuajtur me armë mbrëmë në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.

Policia kur ka shkuar ta zbatojë urdhëresën për bastisje, ka hasur në rezistencën e të dyshuarit i cili ka përdorë edhe armë në drejtim të tyre.

Policia ka njoftuar se ka gjetur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

I dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, që të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.