Mikkel Damsgaard është njëri ndër objektivët kryesorë të skuadrës së Juventusit këtë verë dhe skuadra e Allegrit po kërkon me çdo kusht blerjen e tij.

Ditëve të fundit në horizont është shfaqur opsioni i shkëmbimit mes dy skuadrave italiane.

Federico Bernardeschi pritet që të sakrifikohet nga Juventusit për të sigurura shërbimet e futbollistit danez.

Këtë lajm për Rai Uno e konfirmoi gazetari Paolo Paganini i cili konfirmoi interesimin e dy skuadrave për një hap të tillë.

Mirëpo një marrëveshje e tillë pritet të arrihet kur Juventus të jetë e gatshme për të dhënë edhe një shumë parash Sampdorias për shkak se kartoni i Damsgaard vlerësohet rreth 35 milionë euro.