Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj në kuadër të fushatës për Prishtinën, sot është pritur në njërin nga bizneset më të suksesshëm në Prishtinë.

Haradinaj në bashkëbisedim me pronarët dhe punëtorët e kësaj kompanie ka bashkëbiseduar rreth planprogramit të tij për kryeqytetin dhe shqetësimeve të tyre si banorë të Prishtinës.

Haradinaj u shpreh se ndërmarrësit e suksesshëm në kryeqytetit janë heronj të ditëve të sotme, dhe si të tillë do të trajtohet dinjitettshëm në të ardhmen. Postimi i plotë i Haradinajt: Është nder që i kam miq Lindën dhe Gazmendin, ndërmarrës të suksesshëm në kryeqytet, të cilët me kompaninë e tyre ‘Exclusive’ janë shembull suksesi, me 700 të punësuar, duke qenë edhe në dhjetëshen tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë.

Bashkë me Gazmendin ne Kuvendin e Kosovës, kemi punu ligjin për kryeqytetin e shumë punë të tjera. E falënderoj Menën e Lindën për përkrahjen e vazhdueshme, dhe jam i bindur që me mbështetjen e tyre dhe qytetarëve tjerë të ndershëm e punëtorë do e bëjmë Prishtinën vend më të mirë për të gjithë.

#eparaPrishtina #punamarë