Kevin De Bruyne i jashtëzakonshëm. Belgu i Manchester City sonte ka vendosur të bëjë gjithccka vetë teksa në harkun kohor të 14 minutave ka shënuar tri gola ndaj Ëolves.

Ylli i Manchester City shënoi që në minutën e shtatë por vendasit barazuan me Dendoncer. Pastaj, sërish dy herë belgu ishte ai që i dha avantazhin djemve të Pep Guardiola-s me dy gola të tjerë.

Në fillim përfiton nga një pritje e portierit dhe topit që ngec aty duke përfituar edhe nga devijim që e ccon në rrjetë. Më pas me të majtën në hyrje të zonës lëshon një harkim të bukur ku portieri e ka të pamundur për të ndërhyrë.

Ajo që bie në sy është festimi i belgut. Në fakt, ai feston njësoj si Haaland, duke bërë një farë “yoga” dhe duket sikur është një mesazh mirëseardhje për norvegjezin që është blerja zyrtare e Cityt.

GOLI I PARE VIDEO

GOLI I DYTE VIDEO

GOLI I TRETE VIDEO

Me 85 gola dhe 116 asistime, Kevin De Bruyne ka qenë i përfshirë në saktësisht 201 gola në 305 ndeshje për Man City në të gjitha garat, me këtë sezonin e tij më të mirë të golave për Citizens (18 gola). Pikë referimi!