Manchester City nuk permbahet kundër Wolves dhe tani titulli kampion afron pasi do te duhet thjesht edhe nje fitore per te siguruar kuroren edhe nese Liverpool i fiton te dy ndeshjet e mbetura. “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 5-1, në një ndeshje që ishte e gjitha për Kevin de Bruyne, autor i katër golave.

Mesfushori belg shënoi për 25 minuta tre herë në portën e Wolves, që ishte përgjigjur pas golit të parë me Dendoncker në minutën e 11-të. Dominim total i Manchester City, që nuk e ndali vrullin as në pjesën e dytë. Sërish De Bruyne, ai i cili shënoi një tjetër gol në minutën e 60-të.

Shfaqja nuk kishte mbaruar dhe pjesë e saj u bë edhe Raheem Sterling në minutën e 84-t, pasi sulmuesi anglez plotësoi “manitën| kundër Wolves, që në pesë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një pikë.

Me këtë fitore Manchester City mban vendin e parë me tre pikë më shumë se Liverpool dhe tashmë i duhen edhe tre pikë për të ngritur titullin kampion, pasi diferenca e golaverazhit të skuadrës së Guardiolës dhe asaj të Klopp është “+7”.

Pas Gabriel Jesus, një poker golash këtë sezon ka shënuar edhe Kevin de Bruyne. Dhe kjo i mundëson Manchester Cityt të hyjë në një rreth të ngushtë skuadrash që kanë parë dy lojtarë të shënojnë të paktën një nga katër në të njëjtin sezon në Premier League. Të tjerët janë Manchester United në 1999/2000 me Cole dhe Solskjaer dhe Tottenham në 2009/10 me Keane dhe Defoe.