Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë që janë pranuar mbi 2300 pako me fletëvotime nga diaspora.

Këto komente Ahmeti i bëri në mbledhje e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ndër të tjera u diskutuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

“Periudha e votimit jashtë Kosovës – periudhë e cila ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor. Pra, deri me datën 5 tetor KQZ-ja ka pranuar mbi 2300 pako nga jashtë. Pakot janë tërhequr nën përcjelljen e policisë nga qendrat tranzitore të Kosovës. KQZ-ja do të bëjë me pranimin e këtyre pakove me fletëvotime deri me 15 tetor. Sipas të dhënave preliminare, deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta”, tha ai.

Tutje Ahmetaj ka thënë që shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar.

“Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për virusin korona”.