Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h, policia ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me 240 km/h.

Sipas policisë, shoferi është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.