Nxehet akoma më shumë merkato e Inter-it. Marotta ka frenuar pak në deklaratat publike të bëra për operacionet Lukaku dhe Dybala, por zikaltrit shpresojnë të realizojnë sa më shpejt të jetë e mundur dy operacione thelbësore për të ardhmen.

Megjithatë, Inter e ka të qartë se do të duhet të bëjë edhe të paktën një shitje të rëndësishme. Domosdoshmëria për të krijuar një suficit në bilanc prej të paktën 60 milionë eurosh këtë verë mbetet shumë e qartë në mendjen e drejtuesve.

Për këtë arsye duhen monitoruar shumë fronte. Dhe mund të kthehet një kryqëzim me ish-trajnerin Antonio Conte, që këtë herë mund të shkojë në ndihmë të zikaltërve.

Trajneri italian ka kthyer sytë nga Milan Skriniar. Sllovaku ka qenë një nga pikat më të forta të armatës interiste të drejtuar nga Conte, i cili do të donte ta kishte përsëri nën urdhrat e tij.

Interesimi i Tottenham-it është zbuluar në Twitter nga Ben Jacobs, gazetar i CBS. Siç dihet tashmë, Inter nuk do të ishte kundër shitjes së mbrojtësit.

Çmimi i fiksuar për lamtumirën e lojtarit nga Milano është fiksuar në 60 milionë euro dhe tentativa e parë e bërë nga PSG për një shkëmbim është refuzuar.

Qëllimi i milanezëve mbetet ai që të privohet vetëm nga një qendërmbrojtës, duke blinduar Bastoni-n. Zëvendësuesi i Skriniar duket se është gjetur te Milenkovic.