Sot të gjitha pikat doganor(terminalet doganore), Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë, janë ndaluar disa kompani importuese të naftës nga Dogana.

Mësohet se ato kanë pasur problem me certifikatën e “Komformitetit”.

Lajmin për ndalimin e disa kompanive importuese për Indeksonline e konfirmoi edhe Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Po janë ndal disa për verifikim të dokumenteve. Ende nuk kemi rezultate prandaj nuk mund të konkludojmë se ka mospërputhje me konformitetin e kërkuar”, u shprehë Stavileci.

Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoi edhe Fadil Berjanin, kryetarin e Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Unë nuk kam informata lidhur me këtë problem po duhet të respektohen ligjet dhe udhëzimet ne fuqi”, u shprehë Berjani.